Mauro Icardi shpalosi të gjithë repertorin e tij të dielën kundër Sampdoria-s duke shënuar 4 gola në fitoren e thellë 0-5 që Inter-i mori në transfertë. Një ditë më pas, presidenti i klubit dorian, Massimo Ferrero, ka folur për sfidën në mënyrën që vetëm ai di ta bëjë.

“Icardi? Ah Icardi. Me duket se e di ilaçin që përdor ai. Ajo Wanda di se si ta simuloje. Katër javë më parë thonit se ishte i mbaruar dhe ndërkohë… jemi ne që e ngjallim atë.”

“Icardi-n e njoh mirë, është një futbollist i madh dhe dje ka bërë ndeshjen më të mirë të vitit.”

“Dje kemi ngrënë pesë gola nga Inter-i por kjo s’do të thotë se jemi të mbaruar, thjesht se ata janë më të fortë se sa ne.”

“Gjithsesi, sipas mendimit tim, kali i rracës duket kur përfundon në fund dhe jo gjatë rrugës. Prandaj për gjykime për Sampdorian time, duhet të presim edhe pak.”

Kujtojmë që raportet midis Sampdoria-s dhe Interit janë tepër të mira dhe këtë gjë e tregon aksi Genova-Milano në merkato të transferimeve ku shume lojtarë janë transferuar tek Interi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb