ZIMBABVE- Presidenti i Zimbabve Robert Mugabe është shkarkuar zyrtarisht nga posti i udhëheqësit të partisë qeverisëse të vendit, Zanu-PF, dhe është zëvendësuar nga nënkryetari të cilin ai e ka shkarkuar më parë, Emmerson ‘Crocodile’ Mnangagwa.

Ky vendim u mor pas një mocioni mosbesimi kundër diktatorit, të zhvilluar të premten në dhjetë krahinat e Zimbabves.

Megjithëse teknikisht Mugabe mbetet president, fakti që ai nuk kryeson partinë e tij, do të thotë se fundi i mbretërimit të tij 37-vjeçar, është pothuajse afër.

4681343E00000578-5097215-image-a-65_1511094040068
Nisur nga zhvillimet e fundit, në krye të partisë qeverisëse u vendos Mnangagwa, ndërsa Robert Mugabe ka tashmë vetëm postin e Presidentit, shkruan “dailymail”.

Ka spekulime se Presidenti Mugabe do të japë dorëheqjen mbrëmjen e së dielës, pas një takimi që do të zhvillojë me kreun e forcave të armatosura të Zimbabvesë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: