KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar për formimin e Qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministrit Hramush Haradinaj i ka uruar suksese.

“Urime për Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe kabinetit të ri qeveritar i uroj suksese në vazhdimin e reformave dhe në zhvillimin e vendit”, thuhet në urimin e Thaçit.

Kuvendi i Kosovës ka votuar pasditen e sotme qeverinë e re që do të drejtohet nga Ramush Haradinaj.
Ka qenë Lista Serbe që ka plotësuar kuorumin e votave, 62 pro, që sjell në pushtet koalicionin PAN, i drejtuar nga ish-komandantët e UÇK-së, plus AKR-në e Behgjet Pacollit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: