Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale nga muaji i tyre i mjaltit. Ato shkruajnë se ndodhen në Palma de Majorca, ku cifti ndër të tjera ka realizuar edhe disa takime.

‘Gjate vizites sone ne Palma de Mallorca kemi patur mundesi te zhvillojme takime shume interesante duke promovuar vendin tone dhe mundesite qe ofron ne turizem’. Kështu komenton Princ Leka në faqen e tij facebook, ku poston edhe fotot e pushimeve dhe të takimeve të tyre.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: