Studiuesi Erald Kapri ishte i ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 mbi projekligjin e ri të qeverisë për statusin e deshmorit të Atdheut. Kapri e ka cilësuar projekligjin si tërësisht politik i cili në mënyrë të qëllishme ka vendosur që shumë shqiptarë nacionalistë të mos nderohen me një status të tillë.

Studiuesi tha se projekligji përcakton se asnjë shqiptar që ka luftuar e ka dhënë jetën jashtë formacioneve partizane në luftën e dytë botërore nuk mund të nderohet, dhe një gjë të tillë e ka vetëm vetëm Enver Hoxha. Duke e cilësuar projekligji si draft me mendësi enveriste, Kapri tha se ai do përçajë shqiptarët dhe nuk ofron asnjë mundësi për pajtim.

“Projekligji për statusin e Dëshmorit të Atdheut, mesa duke i hartuar në fshehtësi nga Ministria e Mbrotjes, është tërësisht enverist pasi përjashton figura të shumta shqiptarësh që kanë dhënë jetën për vendin. Konkretisht, projekligji përcakton se asnjë nacionalist që ka luftuar në luftën e dytë botëtore nuk mund të nderohet por vetëm ata që kanë qënë pjesë e formacioneve komuniste e partizane. Kjo është një mendësi enveriste e cila sjell vetëm përçarje dhe i bërë nga interesa të momentit e politike. Si mundet që ky projekligj të dënojë kolektivisht organizata të ndryshe si kolaboracioniste. Këtë e ka bërë vetëm regjimi i Enver Hoxhës. Sipas kësaj logjike, një patriot si Skënder Muco që u vra nga gjermanët nuk mund të nderohet sepse nuk ishte partizan. Po luftëtarët e Abaz Kupit? Po ata të Gani Kryeziut? Edhe një figurë si Zai Fundo, një anfifasht i vendosur dhe komunist me bindje që u vra me urdhër të Enver Hoxhës në luftë nuk mund të nderohet sipas këtij projektligji”, tha Kapri.

Ai shtoi me tej se ky projejktigj do të legjitimojë mijëra vendime për dëshmorë të rremë të dhëna nga diktatura dhe formalisht nuk do prekë asnjë vendim të mëparshëm. “Sipas kësaj logjike moniste, Enver Hoxha që është varrusur me vendim komisioni në Varrëzat e Dëshmorëve, mund të kthehet sërisht atje. Sepse kështu i bie”, u shpreh Kapri.

Sipas tij, projekligji ka fshirë çdo kontribut për luftë për liri dhe kundër diktaturës komuniste, çka do të thotë që çdo shqiptar që u marterizua për një Shqipëri demokratike, qeveria ka vendosur me ligj që ai nuk mund të nderohet si dëshmor.

“Ky projekligj ka fshirë tërësisht periudhën e diktaturës komuniste, që do të thotë se çdo shqiptar që është vrarë duke kundërshtuar diktaturën, formalisht me ligj nuk lejohet që ai të nderohet si dëshmor i Atdheut. Fjala bie, Prek Cali që u vra në mars 1945 kundër forcave komuniste të regjimit, nuk mund të nderohet por ama vrarësit e tij po. Dhe kjo sepse projekligji përcakton se dëshmor quhet çdokush i rënë nga formacionet partizane deri në 9 maj 1945, ndërkohë që lufta në Shqipëri mbaroi me 29 nëntor 1944”, tha Kapri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb