TIRANE-Qytetarët që marrin pjesë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike do të lejohen të vijojnë tubimin e tyre edhe pas mbarimit të orarit zyrtar të lejes.

Këtë fakt e ka konfirmuar vet ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për ‘News24’. Teksa është pyetur për faktin nëse do të lejohen apo jo protestuesit që të vendosin çadrat në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ministri tha se mund ta bëjnë këtë gjë, por vetëm pa prishur rendin dhe qetësinë.

“Nuk do ti pengojmë protestuesit për vendosjen e çadrave. Ata do lejohen të qëndrojnë në shesh. Ne kujdesemi për protestuesit, nuk i vrasim”, tha Tahiri për ‘News24’.

Fill pas mbarimit të fjalës së liderit të PD-së, Lulzim Basha, disa organizatorë të protestës nisën të hapnin çadra në Bulevard, para zyrës së kryeministrit. Ata i kërkua njëzëri kreut të Qeverisë që të largohet nga pushteti, përkrahur dhe nga kreu i PD-së. Ky i fundit para qytetarëve pohoi se nuk do të largohen nga sheshi pa ‘shporrur’ Ramën.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: