Publiku në Indonezi e kritikoi ashpër policinë, pasi Human Rights Watch lëshoi ​​një raport që tregonte se policia kryente “teste virgjërie” për aplikantet femra.

Provimi “poshtërues” bëhej në fillim të procesit të rekrutimit për të përcaktuar nëse cipa e virgjërisë së gruas ishte ende e paprekur. Human Rights Watch dënoi testin, si një formë të dhunës me bazë gjinore dhe i bëri thirrje ushtrisë që t’i jepte fund praktikës menjëherë, e cila do të ndalonte trajtimin çnjerëzor sipas ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.

Shumë të tjerë vunë në dukje padrejtësinë e praktikës, duke argumentuar se ajo është seksiste, e dhimbshme dhe traumatike.

Ata gjithashtu theksojnë se virgjëria është e parëndësishme sa kohë një oficere policie është në gjendje të bëjë detyrën e saj.

Problem global
Testimi i virgjërisë nuk është unik vetëm në Indonezi. Gratë në shumë vende janë të detyruar shpesh të durojnë këtë test për arsye që s’kanë të bëjnë fare me interesat e gruas.
Turqia, Egjipti, Maroku dhe Iraku, kanë pasur pjesën e tyre të diskutueshme për testet e virgjërisë.
Në Turqi në vitet 1990, pesë studente tentuan vetëvrasje sesa t’i nënshtroheshin testit dhe më pas kjo u ndalua.

Procedurat e testit
Mënyrat se si testi bëhet mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin.
Tani janë të njohura me termin “testi me dy gishta”, i kryer nga Policia Kombëtare të Indonezisë. Në disa vende si në Irak, testi është vizual.

Një grua konsiderohet si një virgjëreshë kur nuk ka asnjë shenjë e dukshme e “defekt” në cipën e saj të virgjërisë.

Në një fshat të veçantë në Marok, testi është disi më imagjinativ. Një femre që do martohet i kërkohet të krye “testin e vezës”.

Ajo duhet të shtrihet në shpinë me këmbët e hapura. Ekzaminuesi, zakonisht një grua e vjetër, do të plas një vezë mbi vaginën e saj. Nëse veza rrëshqet brenda saj, ajo do të konsiderohet si jo më e paprekur seksualisht.

Pa marrë parasysh metodën, ka dy aspekte që shpesh përdoren për të përcaktuar virgjërinë e një gruaje: cipë e paprekur dhe një hapje e shtrënguar vaginale. Të dyja ende besohet se zbulojnë virgjërinë tek femrat edhe pse nuk është një bazë e besueshme për një përfundim të tillë.

Miti i cipës së virgjërisë
Cipa e virgjërisë është një cipë në kanalin vaginal. Mjekët janë ende në mosmarrëveshje mbi funksionin e saj. Shumë besojnë se ajo thjesht nuk ka asnjë rol të veçantë në trupin e gruas.
Disa besojnë se çdo “ngacmim” i himenit do të rezultojë në “grisjen e cipës”. Për këtë arsye shpesh vajzat këshillohen që të jenë të kujdesshme kur hipin në biçikletë ose për të shmangur përdorimin e tamponit për shkak të frikës se ato mund të dëmtojnë himenin.

Në realitet cipA e virgjërisë duket më shumë si – (sic thote një mjek i cili shpesh rindërton cipën e virgjërisë)- petalet e një luleje. Ajo ka të çara, madje edhe në gjendjen e saj të virgjër. Ajo është elastike me dendësi të ndryshme. Disa himene janë të hollë dhe disa janë të trashë sesa të tjerët.
Në rast të penetrimit cipa e virgjërisë mund të çahet. Megjithatë, mjaft shpesh, cipa e virgjërisë edhe pas një raporti seksual ka mbetur e padëmtuar.

Ndaj është e pasaktë të mendohet se një akt seksual gjithmonë do të rezultojë në ndryshimin e cipës së virgjërisë.

Ka pasur shumë raste që tregojnë se gra që përdorin “truke për himenin për tu dukur të virgjëra” në fakt kanë qenë seksualisht aktive për vite me rradhë.

E kundërta është gjithashtu e vërtetë. Një femër e virgjër mund të ketë një hapje të madhe dhe disa çarat në himenin e saj. Ky është lloji i himenit ku shumë persona gabimisht besojnë se një femra ka pasur raport seksuale.

Më shumë legjendë sesa fakt
Çdo lloj i testit të virgjërisë që mbështetet në vëzhgimin e cipës së virgjërisë ose në ngushtësinë e vaginës është jobindës, në rastin më të mirë, ose krejtësisht i pavlefshëm. Besimi se është më e lehtë të dallosh gjendjen e virgjër të një gruaje sesa të një burri është më shumë një legjendë sesa një fakt shkencor. Për fat të keq, kjo është një legjendë që ende besohet gjerësisht dhe praktikohet për të nënshtruar gratë. Askush, as një grua, as një burrë, nuk duhet të jetë kurrë i detyruar të durojë një pyetje të tillë.

(a.n/Tetovasot/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb