TIRANE– Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, i është bashkuar takimit të pestë të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, që u zhvilluar sot në ambientet e Ministrisë e Arsimit dhe Sporteve.

Gjatë takimit, ministrja Xhaçka ka pasqyruar të gjitha arritjet e vitit 2016 në fushën e aftësisë së kufizuar së bashku me Ministritë partnere dhe përfaqësuesit e tyre, pjesë e proceseve në këtë fushë.
Ministrja tha se deri në fund të vitit 2016, janë punësuar 101 persona me aftësi të kufizuar, nëpërmjet programeve të posaçme të punësimit në zyrat e punës për PAK.

“Në raport me një vit më parë, shifra e punëmarrësve të kategorisë PAK, rezulton 2 herë më i lartë. Gjatë vitit 2016 janë trajnuar falas 60 persona me aftësi të kufizuar në qendrat publike të formimit profesional në profesione të ndryshme. Informacioni që vjen nga MZHU, tregon se nëpërmjet granteve të financuara në 10 bashki të vendit kanë përfituar 35 familje që kanë persona me aftësi të kufizuar”, tha Xhaçka.

Por ministrja tha se ka ende persona me aftësi të kufizuar që përballen me barriera aksesueshmërie dhe shërbimesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: