Arkivoli me trupin e pajetë të Oliver Ivanovicit është nisur drejt Beogradit ku edhe do të varroset nesër në këtë qytet.

Qindra qytetarë kanë dalë në përcjellje të arkivolit deri në pikën kufitare me Serbinë. Trupi i Ivanovic, i cili u ekzekutua dje nga persona deri më tani të paidentifikuar ka qëndruar prej mbrëmjes së djeshme në selinë e partisë që ka udhëhequr prej disa vjetësh.

Mediat serbe raportojnë se nuk vërehen forca të shtuara të Policisë ndërsa qytetarët kanë nderuar liderin e serbëve të veriut në mënyrë të qetë, shkruan kp.

Policia e Kosovës tashmë ka marrë pamjet nga kamerat e sigurisë nga një shtëpi përballë vendit ku është vrarë Ivanovic. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Policisë në veri Zhelko Bojic.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: