TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka publikuar një letër të shkruar me dorë në profilin e tij të Facebook me anë të së cilës i drejtohet dibraneve që sipas tij e kanë sharë dhe telendisur për Rrugën e Arbrit.

Rama i fton dibranët të marrin pjesë të dielën në nisjen e punimeve për këtë aks rrugor që sipas tij është pritur për 100 vite.

“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook të cilën e ka shoqëruar në fund me një ikonë buzëqeshjesh.
y6ghb
Kujtojmë se pak ditë më parë, pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për fillimin e punimeve për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: