Shpejtësitë mesatare të internetit u rritën me 23 % krahasuar me një vit më parë në 6.3 Mbpsshkruan raporti më i fundit i Akamai titulluar “State of Internet”. Për më tepër, 8.5 % e përdoruesve kanë shpejtësi mesatare interneti 25 Mbps.

Sipas raportit, 138 shtete shënuan rritje të shpejtësive mesatare të lidhjeve të internetit duke filluar nga 0.5 % në Surinam në 298 % në Kenia. Plot 8 shtete patën rënie të shpejtësive mesatare të internetit duke filluar nga 1.5 % në Gabon në 23 % në Siri.

Në figurën mëposhtë do të vini re listën e 10 shteteve me shpejtësitë mesatare më të larta dhe ndryshimet përgjatë periudhave tre mujore dhe vjetore:

Adoptimi i shpejtësisë 4 Mbps u rrit me 16 % dhe shënoi 73 % penetrim. Gjithashtu adoptimi i 10 Mbps-së shënoi rritje me 34 % nga viti në vit me një penetrim prej 35 %. Ndërkaq adoptimi i 15 Mbps-së u rrit me 58 % nga viti në vit me 21 % penetrim.

Më e rëndësishmja, adoptimi i shpejtësisë 25 Mbps u rrit me 86 % nga viti në vit me një penetrim mesatar prej 8.5 %. 10 shtetet me shpejtësisë mesatare më të larta të internetit zotërojnë një penetrim dyshifror të 25 Mbps./Pcw.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: