Real Madrid ka marrë barazimin e dytë radhazi në kampionat pasi në ndeshjen e përfunbduar pak çaste më parë është ndalur me rezultatin 1-1 në “Bernabeu” kundër Lavantes.

“Galaktikët” pas barazimit 2-2 në javën e dytë të kampionatit kundër Valencias kanë humbur një tjetër dy pikësh që në fund të kampionatit, pavarësisht se është herët, mund t’i penalizojë.

Në “Bernabeu” të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me anë të Ivi-t në minutën e 12-të. Më pas vendasit u hodhën në sulm dhe 10-të minuta para fundit të pjesës së parë barazuan shifrat me gol të Lucas. Edhe pse në pjesën e dytë “galaktikët” krijuan raste për shënim nuk mundën t’a gjenin golin e fitores duke lënë 4 pikë brenda 2 javësh.

Real|11|Levante by Ball-Control
Pas 3 ndeshjesh në “La Liga” Real Madrid renditet i 4-i me 5 pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: