TIRANË- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj nëpërmjet një statusi në Facebook tha se reformat po funksionojnë duke i dhënë një shtysë edhe rritjes ekonomike.

Duke u ndalur tek shifrat Ahmetaj tha se: “Pas rritjes ekonomike të nëntëmujorit 2016, një tjetër statistikë e rëndësishme përforcon sot bindjen tonë se ekonomia shqiptare ka hyrë në një cikël pozitiv afatgjate, i cili do të vijojë të përforcohet më tej gjatë vitit 2017”.

15975038_1151672841619005_6556567214229329686_o (1)

Sipas tij, “Besimi i biznesit dhe konsumatorit shënoi një tjetër rritje domethënëse në tremujorin e katërt 2016, duke qëndruar 18.6 pikë mbi mesataren afatgjatë dhe 9.4 pikë më shumë se në tremujorin e tretë, në reflektim edhe të rritjes së konsumit dhe përmirësimit të klimës së biznesit. Me reformat kyçe që avancojmë në 2017 dhe rritjen e pagave e pensioneve, do t’i japim një tjetër shtysë të rëndësishme rritjes ekonomike, që ndonëse ende jo sa duhet, ka filluar tashmë të jetë e prekshme për qytetarët dhe sipërmarrjen”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: