SHBA – Në fotot e modeleve në kopertinat e revistave të ndryshme dihet që përdorët gjithmonw fotoshop. Shpesh ato mund të rregullojnë ngjyrat e fotos, të përmirësojnë ndonjë defekt, ndonjëherë ndodh edhe që të zmadhojnë të pasme, buzët, apo edhe gjoksin.

Me modelen Emily Ratajkowski ka ndodhur e kundërta, gjë e cila e ka zhgënjyer shumë modelen. Ratajkowski është një modele paksa e ndryshme nga të tjerat dhe kjo jo sepse ky qëllimi i saj, por kështu ka dashur natyra.

Gjoksi i saj nuk ka përmasat e duhura të një modeleje, dhe ajo shpeh në intervista ka rrëfyer se ky ka qenë një problem shumë i madh në karrierën e saj, e megjithatë ia ka dalë të jetë ndër më të kërkuara në botën e modelingut.

Revista franceze, e cila kishte zgjedhur pikërisht atë në kopertinë ka modifikuar pamjen e saj, duke i zvogëluar gjoksin dhe buzët. Emily-t sigurisht nuk i ka ardhur aspak mirë, dhe ka bërë një postim në Instagram ku ka publikuar foton e modifikuar në Revista dhe atë origjinale.
“Gjithkush është i bukur në mënyrën e tij. Kam mbetur jashtëzakonisht e zhgënjyer që buzët e mia dhe gjoksi im u ndryshuan në këtë kopertinë. Shpresoj që industria e modës së fundi të mësojë se duhet të ndalojë ës përpjekuri të mbysë gjërat që na bëjnë unikë dhe në vend të kësaj të fillojnë të festojnë individualitetin”, shkruan modelja e njohur

Kjo nuk kishte ndodhur më parë në kopertinat e Revistës së modës, dhe me të vërtetë në një botë ku të gjithë përpiqen të jenë si Kim Kardashian me forma trupore paksa të ekzagjëruara, është me të vërtetë për t’u çuditur.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb