SHBA – Sot Rihanna ka shumë arsye për të festuar, sidomos në këtë ditëlindje jubilare për të! Këngëtarja e njohur sot do të fik plot 30 qirinj në tortën e ditëlindjes, por përpara se ta bëj këtë, këngëtarja ka vendosur t’i çudisë të gjithë.

Në instastory, ajo ka postuar një foto, ku duket e veshur me një bluzë ku shkruhej: “Unë e urrej Rihanna-n”, ndërsa ka shtuar në këtë postim, se “kjo është dita e fundit për të marrë vendime të këqija, përpara se t’ja lë fajin moshës 20-vjeçare”.

Me sa duket Rihana ka vendosur të mos bëj më “prapsira” tani që do të ndryshojë edhe prefiksin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb