KAPSHTICE– Pas radhëve të gjata në pikën kufitare të Kapshticës që prej mëngjesit të sotëm, duket se situata po shkon drejt normalizimit dhe ka nisur qarkullimi i mjeteve.

“BalkanWeb” mëson se prej mëngjesit të sotëm qëndruan në pritje për të kaluar kufirin dhjetëra automjete.

Mes temperaturave të ftohta qytetaret e indinjuar bëjnë apel për zgjidhjen përfundimtare të kësaj situate të mbartur prej vitesh.

Shkak i radhëve të gjata është puna me sportele të reduktuara nga ana e palës greke pa dhënë asnjë justifikim. Kujtojmë se edhe pak ditë më parë u përsërit e njëjta situatë.

Orari i reduktuar i punës nga pala greke solli fluks në dalje të saj. U desh ndërhyrja e ministrit Ditmir Bushati për të normalizuar situatën në pikat kufitare, ku shtetasit me pasaportë shqiptarë nuk lejoheshin të kalonin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: