PARIS– Rritja e shpejtë ndaj ekspozimit të produkteve kimike toksike gjatë 40 viteve të fundit po kërcënon shëndetin dhe riprodhimin e qenies njerëzore, paralajmëroi sot organizata kryesore ndërkombëtare e profesionistëve të shëndetit riprodhues në një thirrje solemne.

“Jemi duke e zhytur mbarë botën në produkte të cilësuara si jo të sigurta dhe jemi duke paguar faturën me çmimin e lartë në kuptimin e shëndetit riprodhues”, deklaroi Gian Carlo Di Renzo, autori kryesor i thirrjes së drejtuar nga Federata Ndërkombëtare e Gjinekologëve-obstetër (FIGO), një organizatë me seli në Londër që bashkon grupimin e gjinekologji-obstetrikës që prej 125 vitesh.

Thirrja e publikuar në revistën ndërkombëtare “Journal of Gynecology and Obstetrics” vë në pikëpyetje produktet kimike si pesticidet, ndotësit e ajrit, plastikat, tretësit, në patologji si abortet spontane dhe humbjes së fetusit, çrregullime të rritjes së fetusit, peshës së ulët të lindjes, defektet e lindjes, dëmtim të funksioneve konjitive ose të neuro-zhvillimit, prekja nga kanceri i sistemit riprodhues, uljes së cilësisë së spermës dhe hiperaktivitetit tek fëmijët.

Ideatorët e thirjes përmendin natyrisht çrregullimet endokriniane duke vënë theksin se një nga efektet ndaj ekspozimit të këtyre substancave është “prishja e strukturës së hormoneve përgjegjëse për rregullimin e funksionimit riprodhues dhe atij të zhvillimit”.
(ma.ar/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: