Te dielën në kampionatin gjerman do të ketë risi përsa i përket gjykimit. Bibiana Steinhaus do të jetë e para femër që do të arbitrojë një ndeshje në 5 kampionatet më të forta të Europës ku bën pjesë edhe “Bundesliga”.

Ende e pakonfirmuar nga Federata Gjermane e Futbollit (DFB) pasi lista tradicionalisht publikohet të enjten, gazeta “Bild” raporton se Steinhaus do të jetë gjyqtarja e parë në sfidën Hertha Berlin vs Werder Brêmen.

E përfshirë në fillim të sezonit në listën me 23 gjyqtare për divizionin e pare, ajo ende nuk ka gjykuar ndonjë ndeshje, por ka drejtuar sfida të divizionit të dytë e të tretë në dy javët e para të sezonit.

Ne moshën 38-vjecare kjo funksionare e policisë, e cila që prej dhjetë vjetësh ka drejtuar ndeshje në divizionin e dytë, do të bëhet një pioniere ne futbollin e meshkujve në nivel të lartë.

E njohur në futbollin e femrave, ajo ka drejtuar një finale të Kupës së Botes, një në Lojërat Olimpike dhe një në Ligen e Kampioneve.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb