Edhe pse disi me vonesë, Bayern Munchen ka reaguar në rrugë zyrtare pas rastit të fundit, ku Sadio Mane goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroi Sane pas ndeshjes së humbur në Champions League me Manchester Cityn. Kështu, sulmuesi senegalez është i përjashtuar për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Hoffenheim, gjithashtu ka marrë edhe një gjobë.

“Sadio Mane, 31, nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Bajern për ndeshjen në shtëpi përballë Hofenhajm të shtunën e ardhshme. Arsyeja është sjellja e papërshtatshme e Mane pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve të FC Bajern në fushën e Mançester Sitit. Përveç kësaj, Mane do të ndëshkohet me gjobë”, Shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb