BRITANI E MADHE – Lodhja e tepër e Rita Orës ka bërë që këngëtarja me origjinë shqiptare të përfundojë në spital. Kohët e fundit ajo ka punuar shumë, duke u lodhur jashtëzakonisht. Kengetarja ka qëndruar në spital vetëm disa orë.

Rita ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shihej e shtrirë duke marrë serum, e veshur sportive dhe me një buzëqeshje të dobët. Përkrah fotos Rita shkroi:”Sot ishte ditë shumë e vështirë, por po e marr veten! Ju falënderoj të gjithëve. Ju dua. Dhembja është e vërtetë”!
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb