Nga: Anxhela Devole

TIRANE- Mjeshtri i madh i kinematografisë shqiptare, por edhe i roleve në teatër, Robert Ndrenika, feston 75-vjetorin e lindjes.

Modest, mjaft bashkëpununues me aktorët e rinj me të cilët punon dhe unik në llojin e tij. I madhi Robert Ndrenika, rolin debutues në kinematografi e ka patur në filmin e regjisorit Hysen Hakani “Oshëtimë në bregdet” në rolin e Gjergjit, për të vazhduar më pas me role të tjera që u kthyen në më të dashurat për publikun. Regjisori Ilir Harxhi, i cili ka bashkëpunuar dy herë me Ndrenikën, veçon disa nga cilësitë e tij, që e bëjnë aktorin më të preferuar të shqiptarëve.

Robert Ndrenika është ndër të paktët aktorë që njihet nga të gjithë brezat dhe admirohet prej tyre. Në lojën e tij aktoriale dallohet për vërtetësinë dhe ndërtimin e figurave komike me karakter popullor.
Një jetë të tërë në kinematografi dhe teatër. Së fundmi, ai luan edhe te filmi me metrazh të gjatë “Tuneli” i regjisorit Ilir Harxhi. Ky i fundit na tregon lidhur me këtë bashkëpunim dhe komoditetin që i ofroi Ndrenika gjatë xhirimeve.

“Horizonte të hapura”, “I teti në bronx” “Rrugë të bardha”, “Koncert në vitin 36”, “Një shoqe nga fshati”, “Përrallë nga e kaluara” e shumë të tjerë. Janë pikërisht karakteret në këto filma që e kanë shndërruar në ikonë të kinematografisë. News 24 i bashkohet urimeve për aktorin e madh, Robert Ndrenika.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: