Nga mediat angleze dhe ato italianë është raportuar se dy futbollistë shumë të njohur si Wane Rooney dhe Carlos Bacca janë të lidhur me një transferim të mundshëm në kampionatin kinez, aty ku së fundmi janë bashkuar mjaft emra të njohur të futbollit.

Kjo për shkak të shifrave të çmendura që ofrojnë biznesmenët nga lindja e largët. Mjafton të përmendim rrogën e Carlos Tevez që është tani edhe lojtari më i paguar në botë, 615.000 paund në javë përfiton argjentinasi.

Por kjo mund të tejkalohej nëse Wane Rooney do të zgjidhte të firmoste me një nga dy skuadrat e interesuar nga kampionati anglez, raporton “Daily Mail”. Ndoshta jo me të njëjtat shifra, por 30 mln euro u ofruan edhe për Carlos Bacca-n në sezon nga Bejin Guoan, raporton “Sky Italia”.

Rooney: “Nuk më interesojnë paratë, për momentin dua të luaj sa më shumë me Manchester United dhe të ndihmojë klubin të triumfojë në katër kompeticionet ku merr pjesë”.

during the Serie A match between FC Torino and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on January 16, 2017 in Turin, Italy.
during the Serie A match between FC Torino and AC Milan at Stadio Olimpico di Torino on January 16, 2017 in Turin, Italy.

Carlos Bacca: “Do të qëndroj tek Milan. Ishte një ofertë stratesforike nga ana kinezëve, por dua që të dërgoj “rosonerët” në kupat e Europës”.
“Duhet të jesh me mendje të ftohtë dhe me këmbë në tokë. Paratë nuk janë gjithçka në jetë. Në fillim është zoti, më pas familja, këta janë gjërat më të rëndësishme. Mund të fitoja më shumë para por nuk do të isha i lumtur, kështu që po qëndroj këtu.

“Tifozët e Milanit presin shumë nga unë, kjo është një përgjegjësi dhe unë duhet të bëj më shumë për këtë klub”.

Rooney dhe Bacca, edhe pse tashmë jo në një moshë ku mund të pritet shumë nga ata, nuk zgjodhën të bëjnë atë që shumë prej kolegëve të tyre bënë në këtë merkato janari, të firmosin për klubet aziatike.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb