Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Rrëfimi prekës i Irma Libohovës pas humbjes së bashkëshortit: Kur më merr malli…

Irma Libohova

Kanë kaluar 4 muaj nga humbja e bashkëshortit por duket se diva e muzikës shqiptare Irma Libohova ka gjetur forcë për të vazhduar para edhe me projektet artistike. Ndonëse nuk ka shumë këngë me vidoklipe, ajo thotë se do i realizojë premtimet e Besnikut, bashkëshortit të saj dhe do t’i publikojë këngët që i kanë mbetur në projekte.

“Do mundohem të bëj ndonjë videoklip modest në respekt të bashkëshortit tim që i donte këto këngë. Në mënyrë që ato të mbeten. Kur të mos kem shumë punë, besoj nga dimri. Amanetet e Besnikut besoj do i çoj në vend”, tha këngëtarja.

Në një rrëfim prekës në emisionin “Lart e Poshtë”, Irma ka treguar gjithashtu se sa herë e merr malli për të shoqin, hap “Whatsapp-in” dhe lexon bisedat e gjata që bënte me të.

“Ka një boshllëk, por jeta vazhdon dhe unë përpiqem të merrem me punë, vazhdoj gjithë ditën. Herë-herë shikoj kujtimet…mundohem ta heq kokën dhe të mos mërzitem. Mirëpo ato janë aty dhe e kam thënë edhe herë tjetër dhimbja është e atij që ka fatkeqësinë dhe mundohem ta tejkaloj. Por kam njerëz rreth e qark, të cilët ma mbushin ditën time. Ndonjëherë kur jam vetëm hap gjithë chat-in e whatsapp-it që kam me bashkëshortin, i kam ruajtur të gjitha e muhabetet që kemi bërë i kam të ruajtura, mesazhet. Këto janë mungesa që njeriu ka dhe mundohem ta kaloj. Çfarë të bëj, jeta vazhdon”, ka treguar Irma.

Po kështu këngëtarja ka treguar se do të bëhet gjyshe për herë të parë. Djali i saj Ataoli dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije.

“Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s’e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe”, – u shpreh Irma Libohova, e cila në shtator do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ditëlindja”.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 6 )

  • Irma eshte nje kengetare e shkelqyer dhe me kete interviste tregon se eshte dhe njeri me virtyte. Nese hap celularin dhe lexon mesazhet ne whatsapp apo ne ndonje menyre tjeter eshte puna e saj, gje shume personale gje nuk duhet paragjykuar. Ndoshta artikulli duhej paraqitur disi ndryshe jo thjesht si lajm sepse nuk i nxjerr vlerat si njeri ne rradhe te pare.

  • Bravo Reali! Shume i”zgjuar”.

  • “Reali”
    KY NUK ESHTE PUBLIKUAR PER LAJM, KY ESHTE NJE TREGIM I NJE BISEDE TE BERE ME NJE KENGETARE ARTISTE SHUME TE TALENTUAR. MBASE JE I RI DHE PER TY NUK PERBEN NDONJE EMOCION EMRI I SAJ DHE NE TE KUPTOJME,POR PER NE QE U RRITEM DUKE DEGJUAR ATE BREZ TALENTESH NE TE CILIN IRMA LIBOHOVA QENDRON NE KRYE,PERBEN EMOCION DHE INTERES PER TA DITUR DHE NDARE ME TE .
    IRMA:QE AKOMA E PERJETON VDEKJEN E BASHKESHORTIT NUK ESHTE GJE TJETER VECSE VIRTYT.
    DIKUR TE KAM PARE LIVE NE NE NJE KONCERT.KUR PREZANTUESJA TE PYETI SE CILA IRME ESHTE ME E MIRE SEPSE CA THONE ESHTE NE JETE REALE CA THONE NE TV.
    TI U PERGJIGJE :MBASE NUK JAM SHUME E BUKUR POR ,DUKE U KTHYER DHE BERE ME DORE NGA KU ISHTE ULUR YT SHOQ DHE DUKE QESHUR , E KAM PAK LEZET APO JO.
    NJEREZIT TE ADHURONIN DHE TE ADHUROJNE BASHKE ME MOTREN TENDE QE ESHTE EDHE AJO NJE TALENT I SPIKATUR. SUKSESE TE DYJAVE NE JETE DHE ART.

  • Adi

    Artistet i ndajne eksperiencat me te tjeret, ne nje fare menyre jan shembuj qe frymezojne masat. Ketu behet fjale per nje nga figurat e larta te muzikes shqiptare, ska asgje te keqe qe ky aspekt i jetes se saj ndahet me publikun. Reali mesa duket ka qef ato lajmet e big brother

  • Mm

    Reali… ky eshte perfundimi qe nxjerr nga artikulli ose dikush we ska lexuar artikullin ose diskush qe ska kapacitet per ta ‘tretur’ informacionin. Si ka mundesi qe edhe per raste te tilla duhet zemerkeqesi ne komente? Nuk mundesh dot te marresh nje mesim te vogel nga dikush tjeter dhe ta konsiderosh thjeshte informacion ndihmues? Eshte sh e thjeshte zoteri! Cdo njeri prej nesh e perjeton humbjen sipas menyres tone. Zonja lexon korrespondenxat qe ka me te shoqin. As une kurre skam fshire asnje mesazh apo email nga bashkeshorti dhe eshte pjese e jetes tone. Ideja qe zonja gjen fuqine dhe pozitivitetin tek arrdhja e nje tjeter jete ne familje, eshtevpo ashtu kaq pozitive. Nuk eshte standarti shqiptar qe mbart dhimbjen ne kurriz ne menyre patologjike vetem e vetem per te bere te lumtur fisin e lagjen se po veshim reoba te zeza. Irma, urojme qe dhimbja te lehtesohet me kohen. Bebit qe eshte rruges, jete te gjate dhe plot dashuri. Mbaj mend nje emision ku tregoje djalin tend kur ishte i vogel fare dhe ne botem time, xhelozoja qe nje dite edhe une te rris femije aq te mbare sa juve. Shpresoj qe djali te kete mesuar prej prinderve te tij.

  • Bravo
    Te gjitheve qe u vdes dikush le te hapin celularin.
    Lajm eshte ky o te shtene nga trute e kokes?
    La la la

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.