Prodhuesi italian “Ferrari”, ka bërë të ditur se e ka gati veturën, me të cilën do ta rivalizojë “Porsche 911 GT2 RS” dhe t’ia rrëmbejë shkëlqimin e paraqitjes në Gjenevë, gjatë vitit që vjen.

Më vonë është bërë e ditur, se ky model është pikërisht 488 GTO, që edhe u kap duke u testuar në rrugë, me shtresën për kamuflazh, shkruan tg.

ferrari 3

Së fundmi, kanë rrjedhur pamjet që e tregojnë nga afër këtë veturë, megjithëse ka sipër një pëlhurë.
Kjo ka mjaftuar që ekspertët të reagojnë, duke thënë se ky “Ferrari” është rival i fortë dhe mund ta mund atë nga kompania gjermane.

Ferrari 2

Mbetet të shihet nëse në të ardhmen zbulohen edhe nga detaje tjera, të këtyre makinave sportive dhe luksoze.

ferrari 5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: