TIRANË- Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka shprehur ngushëllime familjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj për humbjen e babait.
Ruçi shprehet në mesazhin e tij se Hilmi Haradinaj punoi një jetë të tërë për Kosovën dhe lirinë. Baba i dy dëshmorëve të rënë në luftën e Kosovës, Ruçi thotë se emri i tij është në Panteonin e Lirisë.
“Hilmi Haradinaj ishte baba patriot i djemve patriotë. Ai punoi një jetë për Kosovn dhe lirinë. Hilmi Haradinaj, një emër në Panteonin e Lirisë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e ngushëllimit të kreut të Kuvendit.
(m.k/BalkanWeb)