“Ti nuk e kupton dot, që të diskutosh a duhet të jetë Saimiri ministër apo ti, është njësoj të diskutosh nëse Champions League-n do ta fitojë Juvja apo Shakohoxha”. Kështu i hakërrehej Edi Rama, Ben Blushit në 23 mars 2017 në parlament. (video min 6:35)

Në të njëjtën periudhë, hetuesit e njësisë speciale të prokurorisë së Catanias kopsisnin dosjen e 4 vjet përgjimeve ambientale dhe telefonike të bandës së Habilajve që trafikoi në Itali 3.500 tonë drogë.

Në këtë dosje, kushëriri i deputetit të PS-së rezulton të paktën 1 herë si ‘pagator’ tek shefi i tij. “30 mijë euro duhet t’ja jap Saimirit. Ai bën 5 milionë euro në muaj”, i thotë Moisi Habilaj bashkëpunëtorit të tij.

tahiri-2

Edi Rama e ka mbrojtur gjithë publikisht ish-ministrin e tij. Madje, Saimir Tahiri u shndërrua në shtyllën ku kreu i qeverisë mbështeti të gjithë kredibilitetin e qeverisë së vet.

Saimir Tahiri ishte “një shining star”, një “celebrity televizionesh”, madje aq shumë sa, në përpjekje të dëshpëruar për të qëndruar mbi ujë, vetëm javën e fundit u rrotullua nga “Xing me Ermalin” tek “Portokalli”, nga pro-animalizmi me nismën ekzotike “#1ligj4putra” në Kuvend tek roli i “Komisar Katanit” me Turjan Hyskën.

Tahiri ok ok

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun http://www.gsh.al/2017/10/18/saimir-tahiri-eshte-si-juventusi-si-e-mbrojti-edi-rama-tahirin-fiks-ne-kohen-kur-kopsitej-dosja-habilaj-fotovideo/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb