Serbia kërkon të ekstradojë Ramush Haradinajn në Beograd, prandaj kryeministri serb, Aleksandar Vuçic, kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Qeverisë, vetëm një ditë pasi ish-kryeministri kosovar u lirua me kusht në Francë.
Është ministrja e drejtësisë, Nella Kuburovic, ajo që i tha shefit të saj, se Parisit i ka dorëzuar një aktakuzë të zgjeruar për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas saj, tashmë janë siguruar edhe 30 dëshmitarë të rinj për krimet, që i ngarkohen Haradinajt, sipas mediave serbe, njofton Klan Kosova.

Kurse drejtori për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuric, thotë se Beogradi nuk e pranon lirimin e Haradinajt nga Franca.
Duke pohuar se në mesin e viktimave është edhe një foshnjë dyjavëshe, Gjuriq i tërhoqi vërejtjen Francës dhe vendeve të tjera që nëse nuk përfillin urdhërarrestin për Haradinajn, as Serbia nuk do t’i zbatojë kërkesat e tyre në Interpol.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: