SHBA – Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy fëmijë që luajnë në hollin e një hoteli. Më i vogli shkon tek një skulpturë që ndodhej në holl dhe tenton të hipë mbi të. Fatkeqësisht ajo rrëzohet mbi dysheme dhe thyhet në disa vende.

Ndërkohë nëna e 5-vjeçarit që rrëzoi skulpturën ishte duke biseduar me një mikeshën e saj. Në këtë hotel po zhvillohej një dasmë ku djali i vogël ishte i ftuar me familjen e tij.

Skulptura e quajtur, “Aphrodite di Kansas City” ishte realizuar nga artisti Bill Lyons me xham dhe pasqyra.Ajo i ra sipër vogëlushin duke i shkaktuar disa plagë në fytyrë.

Po ashtu edhe skulptura u dëmtua. Dhe familjes së tij i erdhi “gjoba”plot 130 mijë euro për t’u paguar. Ndërkohë nëna e djalit të vogël tha se ishte një aksident dhe se nuk është në gjendje të paguajë një shumë të tillë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb