SHBA-Shoferët që kalonin në këtë autostradë kaliforniane kanë asistuar në një spektakël të paparë.

Një sasi e madhe uji, ka bllokuar trafikun në një pjesë të rrugës pranë University City, në zonën e San Diego.

U deshën 30 minuta që punonjësit të riparonin këtë rrugë. Sipas mediave lokale bëhet fjalë për një aksident të ndodhur gjatë disa punimeve për mirëmbajtjen.

Punëtorët kanë çarë një tub , i cili ka shkaktuar humbje uji.
(da.xha/BalkanWeb)

Etiketa: