GJIROKASTER- Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prenci dhe kreu i Shërbimit Gjeologjik, Viktor Doda kanë inspektuar nga afër situatën në pallatin 8-katësh tek Kodra e Shtufit në Gjirokastër.

Pak ditë më parë në këtë pallat pati probleme në dy katet e para, për shkak të rrëshqitjeve të dherave, duke shkaktuar dëme në disa apartamente. Prençi tha se pasi të bëhet një studim i plot për këtë pallat, do të jepet edhe zgjidhja përfundimtare.

Ai tha mes të tjerash Prençi tha se balta nuk duhet të hiqet, ndërsa puna duhet të nis nga pjesa e sipërme e pallatit, ku duhet të vendosen pilotat dhe muret mbrojtëse. “Kërkojini bashkisë të mos ndërtohet në këtë zonë dhe të nis pyllëzimi’, tha Prençi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: