GJERMANI– Policia gjermane ka shkatërruar një bandë të përbërë prej 60 personash të cilët kryenin grabitje në aeroportet e vendit. Në sajë të këtej operacioni janë arrestuar edhe 2 shqiptarë nga Kosova përkatësisht 58 dhe 60 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për arsye hetimi- raporton Bild.de.

Grupi i grabitësve funksiononte në mënyre të organizuar dhe duke u koordinuar me njëri-tjetrin për vjedhjen e valixheve apo kuletave të pasagjereve ne aeroporte. Dëmi i shkaktuar prej tyre llogaritet në 200.000 euro.

“Grupi përbëhet nga 60 persona në të gjithë Gjermaninë, duke përfshirë aeroportet në Hamburg, Düsseldorf, Frankfurt dhe München”- tha shefi i policisë Ralf Kunz.

Dyshja shqiptare u arrestua përpara 5 ditësh dhe dyshohet se mes valixheve të grabitura është edhe ajo e futbollistit Dennis Aogo në aeroportin e Düsseldorfer. Policia vijon operacionin për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb