GREQI– Katër shtetas shqiptarët janë arrestuar nga policia greke ditën e sotme, pasi janë kapur me 112 kilogramë marijuanë. Sipas mediave, në operacionin ku ishin infiltruar agjentë të policisë greke u arrestuan 4 shqiptarët të moshave 36, 41, 44 dhe 65 vjeç, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës.

Mësohet se shtetasit shqiptarë, u kapën në Moustheni, Kavalla, teksa tentuan t’i shisnin policëve të infiltruar sasinë e drogës.
31206537_423257208100121_2915451253955756032_n
Pjesë e grupit kriminal janë edhe 4 shqiptarë të tjerë të moshës 25, 25, 29 dhe 34 vjeç, që ndodhen në burg, të cilëve u komunikua akuza. Sipas policisë, droga ishte e ndarë në 18 pako më peshë totale 111 kg 936 gramë. Sakaq, u sekuestruan edhe 2 automjete dhe 7 celulare.
31206635_423257174766791_6202288836802772992_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: