SHKODER– Përmes një aktiviteti të organizuar nga Shoqata Publicistike Sportive “Anton Mazreku” në bashkëpunim me klubin e parë të futbollit të femrave në Shqipëri, “Juban Danja” u përkujtua figura e komentatorit të njohur sportiv, Ymer Striniqi i ndarë nga jeta dy vite më parë.

Për të qënë sa më pranë fushës së futbollit që profesor Striniqi aq shumë e kishte për pasion, në nderim të kësaj figure shumë të njohur publicistike ishte planifikuar zhvillimi i Kupës në dedikim të emrit të tij.

Në ceremoninë e mbylljes së aktivitetit, krahas një prej figurave të njohura të fushës së futbollit dhe gjykimit, si Hysen Zmijani, Mhill Shkëmbi, etj; përfshirë edhe kolegët më të afërt të profesorit, jo vetëm të Shkodrës, por edhe të ardhur nga Lezha, Puka dhe Malësia e Madhe, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të sporteve të tjera. Ndër to spikatin edhe ato të mundjes, veteranët e nderuar Eljaz Guri dhe Dushan Vaso, të cilët ruajnë kujtime dhe mbresa të veçanta nga pasqyrimi i aktivitetit të tyre sportiv në vite nga i ndjeri Striniqi.

Fitore kjo që vjen për herë të dytë radhazi nga ekipi i këtij televizioni duke përligjur ndoshta në një farë mënyre edhe atë që professor Striniqi ka qënë pjesë e këtij televizioni për shumë vite me radhë. Krahas përshëndetjeve dhe vlerësimeve të shumta që shkuan për Ymer Striniqin nga ana e pjesëmarrësve, të pranishmit në mbyllje i ka përshëndetur edhe zonja Striniqi, Perihani, bashkëshortja e të madhit Ymer Striniqi, e cila ka meritën që si bashkëudhëtare me shokun e saj të jetës i krijoi atij kushtet dhe mundësitë që profesori t’ia kushtonte një pjesë të madhe të jetes së tij pasionit për gazetarinë sportive.

I konsideruar si një nga legjendat e mikrofonit sportiv dhe sidomos statistikës që ishte absolut i kësaj fushe, publicisti i njohur sportiv shkodran e më gjerë “Ymer Striniqi” do të vijojë të kujtohet dhe nderohet vazhdimisht me shumë respekt, jo vetëm në përvjetorët e ndarjes nga jeta, por edhe në ngjarje të tjera sportive të qytetit të Shkodrës dhe më gjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: