AFGANISTAN – Shteti Islamik po u mëson fëmijëve 3-vjeçarë ideologjinë xhihadiste, si të mbajnë armët e zjarrit, teknikat e prerjes së kokave dhe si të bëhen kamikazë.

Të paktën kështu pretendon një gazetar për “Russia Today”, që rrezikoi jetën gjatë një vizite në një kamp ushtarak fëmijësh në Afganistan.

Gazetari Najibullah Quraishi, tha se ai u shokua kur pa shkollën e xhihadizmit në lindje të Afganistanit, në provincën Nangarhar.

“Imagjinoni fëmijë nga mosha 3-12 vjeç. Atyre po u futet në kokë ideologjia e xhihadizmit, po u bëhet lavazh truri. U mësohet se kundër kujt duhet të luftojnë”, – tha ai. “Të gjithë fëmijët i dinë emrat e të gjitha armëve dhe të gjithë dinë se si përdoren ato. Duket sikur janë trajnuar prej vitesh”, – përfundoi Quraishi.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: