TIRANE- Në rrjetet sociale qarkullojnë dy video të tmerrshme ku një i ri nxit qenin e tij pitbull të shqyejë deri në ngordhje dy qen të tjerë. Pamjet janë tepër të rënda dhe nuk dihet arsyeja pse i riu lejon qenin e tij të shqyejë dy të tjerët.

Presoni që ka publikuar videot, në profilin tij në Instagram mendohet të jetë Bledi Hysenaj, 18 vjeç.

Sakaq në lidhje me videot shokuese ka reaguar edhe Ministria e Bujqësisë, e cila sqaron se videoja ka shkuar edhe në adresën e saj, prandaj kërkon verifikimin e tyre dhe identifikimin e autorit.

“Ne adresen e Ministrise se Bujqesise ka ardhur nje video ku shfaqet nje qen i races Pit Bull duke masakruar nje qen komunitar. Pamjet jane shokuese. Ministria e Bujqesise, i kerkon organeve te hetimit verifikimin e burimit dhe te identifikimit autorit te nje video te hedhur ne media sociale ku shfaqen akte te mizorise ndaj kafsheve dhe marrjen e masave. Ministria njofton se do te miratoje nje pakete aktesh normative mbi kriteret e mbajtjes te kafsheve me tipare agresive dhe pergjiesine ligjore te pronareve te tyre”,- thuhet në reagimin e ministrisë.

A video posted by Bledi Hysenaj (@bledihysenaj) on

A video posted by Bledi Hysenaj (@bledihysenaj) on

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb