Pitbull publikon këngën e re “I Believe That We Will Win”, ku ai i këndon shpresës se gjithçka do të bëhet mirë pas pandemisë së koronavirusit.
Teksi i këngës tregon anët negative që sjell frika, duke shpresuar që gjithçka do të bëhet mirë, duke besuar në fuqinë e njerëzve.
Reperi, po ashtu ka bërë të ditur se dëshiron që fansat e tij të xhirojnë veten duke vallëzuar me këtë këngë, të cilat më pas do t’i përfshijë në videoklip.


“Ne besojmë se do ta kalojmë këtë situatë. U bëjmë thirrje të gjithë studentëve, punëtorëve shëndetësor, prindërve, gjyshërve dhe gjithë njerëzve anembanë botës, që të bëheni pjesë e videoklipit më të ri nga Pitbull. Të gjitha të ardhurat e fituara nga ky projekt, shkojnë për organizata të ndryshme bamirëse,” shkruhej në një komunikatë zyrtare të publikuar në rrjetet sociale.
Pitbull gjithashtu do të jetë pjesë e festivalit virtual, “Triller Fest”, i cili ka për qëllim të mbledh fonde dedikuar betejës me koronavirusin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb