Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shqipëri-Angli, nga Kanali i Korfuzit tek qengjat

Pa u mbyllur akoma çështja e Kanalit të Korfuzit, mes Shqipërisë dhe Anglisë do të nisë një betejë e re dëmshpërblimesh. Këtë herë për të drejtën e autorit.
Britaniku David Cameron ka kopjuar shqiptarin Edi Rama që pozoi para dy muajsh me një qengj në krah në Novoselë.
Cameron ka shkuar në Oxfordshire, në një fermë, që megjithëse ishte e papërmbytur tërhoqi vëmendjen e tij. Kjo goditje e qëlluar për fushatën e Cameron në Angli është frymëzuar nga përmbytjet e Novoselës ku kryeministri shqiptar që këshillohet nga ish-kryeministri anglez u shfaq me një qengj në krah.
Këtu demaskohet edhe skema e Tony Blair që punon kundër pasardhësit të dytë Ed Milliband. Pasi këshillat e tij ia jep konservatorit Cameroon nëpërmjet Edi Ramës.
Shpresojmë që Rama të marrë një dëmshpërblim dinjitoz nga Cameron për të shlyer çekun e shtrenjtë të Blair.

(d.b/BalkanWeb)


Komente ( 9 )

  • viola

    Edi rama i ka vene doren ne fyt qingjit i cili kthen koken per te pare per here te fundit tufen e qingjave se do perfundoje ne tavolinen e rames kurse Camerun ke marre shishen e qumeshtit ne dore per te ushqyer ate dhe qingji gati sa nuk e puth kurse Rama e shtrengon qingjin e ka kapur me zor qingj eshte se mos ka goje te flase

  • Bashkim

    Ne fakt Camerun nuk ka shkelur ndonje të drejte autori të Rames Fotot jane diametralisht të kunderta Rama I ka futur duart ne fyt qingjit të shkrete (ashtu sic gjithe popullit) kurse Camerun po e puth qingjin e bekuar

  • Lipe Gremi

    Një shaka e kripur si ato të “Duçes”.
    Duket qartë sa nga varet gazeta.

  • petriti

    edhe edvini kopjoj hashimin i cili kopjoj jezusin

  • Esht dhe nje foto me Birishovicin duke u puthur me Ujkun

  • agron

    po ju balkanweb beni sarkazem?!?!
    ahahah

  • hahahaha sa e madhe. me e madhe qe ky daku e ka marre seriozisht. po e ke lajm metropol o dakuuu hahaha

  • Adi

    Hajde injorante hajde Cameron kopjon Ramen cmenduri falimentoi edhe Anglia pou pou cfare behet keshtu eshte mbushur Shqiperia plot me injorante klasik ku i gjeni keto broqkulla cfare turpi



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.