Shqipëria po shkon drejt “humnerës” në renditjen e FIFA-s. Humbjet e pësuara përballë Italisë dhe Bosnjës do të kenë një ndikim negativ të ndjeshëm në pozicionin në renditjen botërore të kuqezinjve.

shqiperia kombetarja

Sipas përllogaritjeve, në renditjen e re të FIFA-s që do të publikohet më datë 6 prill, skuadra e drejtuar nga italiani Xhani De Biazi do të humbë 12 vende duke u pozicionuar në vendin e 66. Me këtë rënie të ndjeshme në renditja, tashmë Shqipëria ndodhet për herë të parë gjatë këtyre kualifikueseve poshtë Izraelit, që mban vendin e 63-të teksa që ka humbur 7 vende.

shqiperia renditja fifa

Renditja që do të publikohet më 6 prill

Sa u përket rivalëve të tjerë në grup, Spanja mbetet në vendin e 10, Italia fiton 3 pozicione duke u ngjitur e 12-a, Maqedonia rritet me 33 pozicione duke mbajtur vendin e 133-të, ndërsa Lihtenshtejni humb 5 pozicione dhe renditet i 189-i.

kosova renditja fifa

Renditja që do të publikohet më 6 prill

Edhe Kosova do të bjerë në renditje pas humbjes me Islandën. Skuadra e drejtuar nga Albert Bunjaki do të humbë 6 vende në klasifikim duke u pozicionuar e 170-a./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: