Një familje shqiptare rrezikon të ndahet në SHBA për shkak të dëbimit të gruas, nënë e tre fëmijëve që kishte shkuar në Connecticut 15 vite më parë. Por me sa duket burri i saj, i lindur në Shqipëri por i minoretit grek ka gjetur si zgjidhje për problemet e tij të flasë për një situatë të rrezikshme në Shqipëri në raport me minoritetin dhe me ortodoksët.

Denada Rondosi kishte shkuar ilegalisht më 2002, ndërsa sot gruaja shqiptare pritet që të dëbohet nga Connecticut, SHBA.

Denada Rondos and her husband Viron Rondos talk with U.S. Rep. Elizabeth Esty

Rondosi erdhi në SHBA kur ajo ishte një adoleshente. Avokati i saj thotë se ajo erdhi me një vizë sepse nuk ishte e sigurt në Shqipëri. Ndonëse emri në vizë nuk ishte i saj, ajo po përpiqej të ndiqte procedurat e duhura për të qëndruar në SHBA.

Komuniteti Cheshire qëndronte me Rondos në vigjilje të largimit. Qindra njerëz formuan një rreth pranë saj, duke kënduar dhe duke mbajtur qirinj.

“Unë ende kam shpresë,” tha Rondos. “Deri nesër kam ende shpresë, por kjo gjithmonë do të jetë shtëpia ime”.

Rondos dhe burri i saj, Vironi, thonë se janë mirënjohës për mbështetjen e komunitetit. Tre fëmijët e tyre të vegjël Niko, 7 vjeç, Katarina, 5 vjeç dhe Alexandra, 1 vjeç kanë lindur në Shtetet e Bashkuara. Viron Rondos është gjithashtu një shtetas i SHBA.

“Ndërsa ditët kalojnë, ne jemi shumë keq”, tha Vironi. “Është vërtet e vështirë për ne. Ne nuk mund të flemë. Madje as nuk mund të hamë”

Udhëheqësit e disa kishave lokale e çuan grupin në lutje. Disa njerëz mbanin shenja që protestonin për dëbimin. Familja gjithashtu ka pasur mbështetjen e udhëheqësve të tjerë, duke përfshirë edhe kongresisten Elizabeth Esty.

“Familja e saj kishte frikë për sigurinë e saj dhe e dërgoi këtu,” tha Esty. “Si prind unë mendoj, çfarë do të duhej për ta larguar fëmijën tuaj në një vend tjetër?”

Denada Rondos ka luftuar për të qëndruar në SHBA që nga viti 2007 kur ajo u urdhërua për t’u kthyer në Shqipëri.
Komuniteti shpreson që familja Rondos të qëndrojë së bashku. Familja po shpreson për një mrekulli.
“Ne shpresojmë se në minutën e fundit, dikush do të mendojë për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre,” tha Viron Rondos.

“Shpresa ime është që dikush të më mbështesë dhe të më japë një shans, që dikush të ketë dhembshuri për familjen time”, tha Denada Rondos.

Denada dhe Viron Rondos kanë një restorant në Cheshire. Vullnetarët shpërndanë fletushka në vigjilje, duke i kërkuar komunitetit të protestonte kundër deportimit të Denadas.

Politikanët e tjerë të Connecticut kanë mbështetur Rondos në luftën e saj për të qëndruar në SHBA, përfshirë senatorët Richard Blumenthal dhe Chriss Murphy.

“Ne u përpoqëm me çdo mënyrë ligjore për të zgjidhur situatën e saj”, tha Vironi. “Bëmë maksimumin që mund të bëjë një njeri”.

Në vitin 2013, Virono plotësoi një peticion për të lejuar që si shtetas amerikan të sponsorizonte bashkëshorten për qëndrim të përhershëm, dhe më vonë paraqiti një I-212 për të kërkuar leje për Denadën që të riaplikonte për hyrjen ligjore.

Denada fitoi qëndrim deri në shtator, kur aplikimi i saj i fundit u mohua. Nëse ajo i qëndron urdhrit dhe merr fluturimin nga Nju Jorku të hënën, ajo do të kthehet në një vend ku Vironi tha se origjina e saj greke mund ta bëjë atë një objektiv të persekutimit etnik.

Vironi, gjithashtu i përket minoritetit grek, i lindur në Shqipëri. “Grekët janë të persekutuar në Shqipëri,- tha ai, – si për etninë e tyre ashtu edhe për besimin e tyre të krishterë ortodoks”.

Avokatja e Denadas, Erin O’Neil-Baker, tha se ajo ka kërkuar një qëndrim emergjent dhe ka ngritur një mocion për të rihapur rastin e Denadas me ankimimin e Byrosë së Emigracionit. “Situata në Shqipëri do të ishte e rrezikshme,- tha ajo,- veçanërisht për një nënë të vetme me tre fëmijë”.

Në një vend me shumicë myslimane si Shqipëria, Viron tha se “ata po përpiqen të largojnë të gjithë grekët, për t’i detyruar të kthehen në Greqi”. Vironi, i cili u largua nga Shqipëria në vitin 1999, tha se një nga shokët e tij të shkollës u vra kohët e fundit, u shënjestrua për shkak se ai fliste greqisht dhe ai ka dëgjuar se kishat ortodokse po digjen dhe shkatërrohen.

I ulur në restorantin e tij të dashur, Vironi tregoi: “Unë punoj gjashtë ditë në javë,” tha ai, për 10 orë ose më shumë në ditë. Nëse fëmijët do qëndrojnë, ata jo vetë që do të humbnin nënën e tyre – por do të kishin një baba me kohë të pjesshme.

“Është shumë e vështirë për t’i shpjeguar një 7-vjeçari dhe një 5- vjeçari dhe një 1-vjeçari që mami duhet të shkojë dhe se ata duhet të shkojnë dhe se nuk do të mund të kthehen në shkollë” .

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: