Është zyrtarizuar java e 21 e Superligës e cila në program ka edhe super sfidën mes Partizanit dhe Skënderbeut.

Kjo ndeshje e cila ishte parashikuar të zhvillohet ditën e premte për shkak të ankesës së klubit të Partizanit do të luhet të shtunën. Drejtuesit e klubit të kuq kanë kërkuar që ndeshja të shtyhej për shkak se kundërshtari kisht 1 ditë më shumë kohë për përgatitje.

Ndërkohë e gjithë java është parashikuar të luhet të shtunën me dy orare të ndryshme, në orën 14:00 dhe orën 17:00.

Kalendari i javës së 21-të

E shtunë, ora 14:00

Kukësi – Laçi

Luftëtari – Vllaznia

Lushnja – Kamza

Ora 17:00

Teuta – Flamurtari

Skënderbeu – Partizani

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb