TIRANE– Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte e ftuar në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ku i është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve. Në emision nuk kanë munguar as pyetjet thumbuese, teksa një fëmijë e ka pyetur Linda Ramën se si është të jesh gruaja e një kryeministri qejf apo hall.

Pjesë nga biseda:

Fëmija: Si është të jesh gruaja e kryeministrit, hall apo qejf?

Linda Rama: Ti mund të behësh kryeministër dhe gazetar mund të behësh, është super pyetje.

Fëmija: Po unë s’të bëra këtë pyetje.

Linda Rama: Hall nuk është, e sigurt që nuk është. Se populli e zgjedh për të drejtuar vendin dhe është vlerësim, por është edhe peshë e madhe që duhet ta mbash çdo ditë e çdo natë, por kur ia vlen ta mbash.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: