Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem për shumë njerëz, por duke përdorur disa metoda natyrale ju mund t’i hiqni qafe ato. Provojini!

Lëng domatesh
Domatet përmbajnë lykopene, një antioksidues që forcon kapilarët e gjakut.

Si ta përdorni: Aplikoni lëng domatesh në pjesën përreth syve dhe mbajeni për 10 minuta.
Lajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Aplikojeni këtë maskë çdo ditë për 2 javë dhe do të shihni rezultatet.

Bukë të bardhë dhe qumësht
Qumështi tonifikon, zbut dhe zbardh lëkurën. Ndërsa buka e bardhë përmban maja, të pasur me vitaminë B, që zbut lëkurën dhe heq njollat në fytyrë.

Bëni një pastë me bukë të bardhë dhe qumësht.Aplikojeni maskën, duke u siguruar që shtresa të mos jetë shumë e trashë. Lëreni për 10-15 minuta, më pas e hiqni.
Nëse e përdorni këtë maskë rregullisht, do të zhduken shumë shpejtë rrathët e zinj poshtë syve.

Kompresa me tranguj

Trangujt përmbajnë një numër të madh antioksiduesish dhe ka efekt zbardhues. Si ta përgatisni këtë maskë: Prisni trangujt në feta të holla dhe lini në frigorifer për 30 minuta.

Si ta përdorni:Merrni fetat e trangujve nga frigoriferi dhe vendosini në sy. Sigurohuni të mbulojnë të gjithë pjesët ku keni probleme. Lërini për 10-15 minuta, më pas e lani fytyrën me ujë të ftohtë. Përsëriteni këtë proces çdo ditë për një javë.

Lëng patatesh
Patatet përbajnë përbërës zbardhues natyralë dhe vitaminë C.

Si ta përgatisni: Qëroni pataten dhe shtrydhni lëngun. Njomni pak pambuk tek ky lëng, aplikojeni tek pjesa përreth syve dhe mbajeni për 10 minuta. Më pas e lani fytyrën si zakonisht. Mund ta përfundoni këtë proces duke masazhuar sytë me vaj ulliri. Përdoreni këtë trajtim çdo ditë për 2 javë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb