Antonio Griezman ishte futbollisti më i përfolur në merkaton e verës deri kur FIFA mori vendimin për të dënuar At. Madrid për të mos afruar futbollistë deri në muajin janar të 2018. Duke parë situatën francezi doli hapur duke u shprehur se në të tilla kushte nuk largohej nga skuadra spanjolle. Tanimë këtij dënimi po i vjen fundi dhe Griezman shumë shpejt mund ta shohim me një fanellë të re.

Këtë lajm e konfirmon vetë trajneri Diego Simeone i cili në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pohon se Griezman do largohet.

“Sigurisht, Griezmann do të largohet, herët ose vonë. E njëjta gjë ka ndodhur me Diego Costa dhe Arda Turan”, ka thënë Simeone.

“Kur të më thotë: trajner, kam një rast unik, dua të largohem, do ta lëmë të lirë”, ka shtuar Simeone në një intervistë për “L’Equipe”. “Unë i dua të gjithë lojtarët e mi dhe më pëlqen t’i shoh të rriten. Nuk jam mosmirënjohës, nëse e di se kanë një mundësi për të zgjedhur, nuk ia mohojmë. Dhe e bëj këtë veçanërisht për lojtarët që kanë dhënë gjithçka për mua, siç ka bërë Griezmann. Tani e di që ai ka nevojë të rritet”.

Barcelona dhe Manchester United janë dy klubet favorit për të siguruar shërbimet e tij, të paktën për momentin. Mbas tyre është edhe PSG. Por, edhe pse Atletico ka vendosur ta lërë të lirë, çmimi i tij nuk do të ulet. 26-vjeçari ka rinovuar me Atletico-n deri në 2022-in dhe ka një klauzolë prej 100 milionë eurosh për t’u

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb