TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi mbrëmjen e sotme se pjesë e skandalit me pronat në Lezhë fshihet edhe motra e ish-ligjvënësit socialist Arben Ndoka.

I ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ në “News24” Salianji tha se motra e Ndokës mban postin e drejtueses së administrimit të tokës në Këshillin Bashkiak të Lezhës. Ai akuzoi publikisht se zonja ka firmosur këtë akt të tjetërsimit të tokës nga tokë ranore në tokë pemëtore (ose toke are). Kaq ka mjaftuar që të ndërhyjë gazetarja Klodiana Lala, e cila tha se emri i drejtoreshës së thotë Salianji nuk ekziston.

DEBATI
Salianji:
Nga PD, kryetari i PD dhe qëndrimi i tij nuk ka qenë intimidim i prokurorisë, por ka qenë që; ‘ne urojmë që krytari i Bashkisë të jetë i pafajshëm dhe të hetohet njëhsoj’. Ju thatë se në Rrogozhinë ka ndodhur. Kryetari i bashkisë nuk ka pranga politike. Është i PS.

Ferhati: Nuk është i PS, është i PDIU
Salianji: E shitët. Se ju i shisni. Kryeministri duke i hyrë me libër shtëpie prokurorëve. Akuzat që akuzohet kryetari i bashkisë së Lezhës është për shpërdorim detyre. Gjatë gjithë kohës, këtu ka goditje dhe arrestime vetëm të përfaqësuesve të opozitës. Një ndër dokumentet që ka dosja është autoriteti që firmos për tokat. Ndaj drejtuese e administrimit të tokës në këshillin bashkiak Lezhë është motra e Arben Ndokës. Ajo ka firmosur këtë akt të tjetërsimit të tokës nga tokë ranore në tokë pemëtore (ose toke are). Për të nuk ka asnjë masë. Ne nuk po ju ndërhyjmë.
Lala: Nuk mendoj se prokurorisë i rrëshqet gjë, por amniston njerëz të caktuar për interesa të caktuar. Emri i drejtoreshës që thotë Salianji nuk ekziston.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb