Paraqitjet e shkëlqyera të Milan Skriniar te Inter gjatë këtij edicioni, kanë vënë në lëvizje edhe klubet e mëdha europiane për ta bërë pjesë të tyre. Barcelona është një nga skuadrat e interesuara për sllovakun. Për këtë interes, Skriniar ka folur së fundmi duke thënë se e vlerëson interesimin, por ndjehet mirë të Interi.

“Barcelona është gjithmonë Barcelona, por unë jam mirë te Interi dhe jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë në verë. Me Spalletti-n po punojmë shumë mirë dhe shpresojmë të shkojmë së më larg”, ka thënë sllovaku.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb