TIRANE – Një nga këngëtarët më të dashur për publikun dhe njëherësh krijues i disa hiteve që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot, Florian Kondi i njohur si Doktor Flori do të festonte sot ditëlindjen.

Untitled-2

Në këtë ditë nuk kishte si të mungonin dedikimet nga miqtë e tij më të afërt e një ndër to është edhe Aurela Gaçe me të cilën Dr.Flori realizoi hitin “Origjinale”.

Këngëtarja ka postuar disa foto të Dr.Florit në Instagram me bashkëshorten e fëmijët dhe një foto nga varri i të ndjerit e shkruan se i mungon shumë teksa në fund ka postuar vargjet e këngës së West Side Family “Jeta shkon”.

“Sot , ditelindjen tende , nisa te shoh fotot e tua…dhe dua te te them se na mungon shume o shok ? ? ..
.ti vete e shkrove, SE JETA SHKON…
.
Dr. Flori #West Side Family
Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton
E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon,
Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë
Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon”- shkruan Aurela në Facebook.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb