Rinoceronti i fundit i bardhë i mbijetuar në botë ka ngordhur.

Rinoceronti mashkull ka pasur probleme me shëndetin prej disa kohësh thanë kujdestarët e tij.

Sudani jetoi në Konservatorin Ol Pejeta në Kenia.

Ai ngordhi të hënën pasi komplikimet e shëndetit u përkeqësuan ndjeshëm.

45-vjeçari ka lënë gjallë vetëm 2 femra, vajzën dhe mbesën, të llojit të tij në botë.

Shpresa për ruajtjen e rinocerontit të bardhë verior tani shtrihet në zhvillimin e teknikave të fekondimit in vitro (IVF), raporton BBC.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: