TIRANË- “News24” e “BalkanWeb” kanë ndërtuar të plotë skemën e supergrabitjes së ndodhur dje në rrugën pranë Rinasit, ku persona të armatosur iu dolën para dhe morën 7 thasë me para nga blindat e bankës BKT.

Nisur edhe nga dëshmitë e punonjësve të sigurisë që ndodheshin në 2 autoblindat si dhe nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, “News24” e “BalkanWeb” sjellin një skemë të qartë të grabitjes duke nisur që nga autostrada.
skema e grabitjes

Mësohet se një prej makinave të grabitësve i ka pritur blindat me para në një rrugë qorre pranë Laknasit, ndërsa makina tjetër me grabitës i ka ndjekur nga pas. Autorët kanë qenë të përgatitur, pasi edhe qitjen ndaj dy mjeteve e kanë bërë me precizion të lartë pa qëllim për të vrarë njerëz.

skema 4

Ndërkohë i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar disa detaje të tjera.
“Këto ngarkesa me para janë të siguruara. Bankat janë të siguruara në kompani shqiptare edhe ato të siguruara jashtë shtetit në kompani më të mëdha.

skema 5

Dy grabitje, ajo që ka ndodhur në 12 korrik të 2015, po afër kthesës së Laknasit, por edhe ajo e ndodhur më 3 dhjetor tek stacioni i trenit, kanë kapur një vlerë prej 5 mln eurosh. Kompania shqiptare që i ka rimbursuar këto banka iu ka paguar 5 mln euro”, tha Hoxha.

skema 6

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala, bazuar në informacionet e prokurorisë ka dhënë detaje për itinerarin që kanë ndjekur grabitësit.

“Kanë qenë 2 makina të grabitësve. Ka qenë një makinë tip xhip, e cila ka qëndruar në një rrugë pa dalje në pritje të blindave. Kur blindat janë afruar, kjo makinë ka dalë dhe ka goditur blindin e parë.

skema 2
Makina e dytë “Chevrolet”, është vënë në ndjekje të autoblindave tek ura e Kasharit. E ka ndjekur paralel. Kur makina e grabitësve të parë iu ka prerë rrugën edhe ajo ka ndaluar. Pastaj ka ndodhur grabitja. Dy grabitësit që kanë qëlluar me armë kanë pasur precizion të saktë sepse nga mënyra ku është qëlluar makina ata nuk kanë patur qëllim të vrasin njeri”, tha Lala.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: