POGRADEC- Mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Pogradec pritet me protesta dhe nga qytetarët. Me pankarta ku shihen fotot e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Klement Balili, por edhe fotoja e Mois Habilajt trafikantit të drogës, pogradecarët kanë dalë në shesh për të protestuar.

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ku do zhvillohet takimi, ndërsa dëgjohen edhe thirrje kundër qeverisë.
pogradec
I pranishëm në protesta, siç raporton gazetarja Iris Rezhda është edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

“Jemi këtu për të denoncuar padrejtësitë e kësaj qeverie. Mbledhja e dy qeverive në bashkëpunim me krimin e organizuar. Protesta zhvillohet kundër qeverisë që do të kapë edhe Prokurorinë e Përgjithshme për ta përdorur atë për presione politike, për koalicione në të ardhmen”,- u shpreh ai gjatë fjalës së tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: