TIRANE – Një ndër blogeret më të njohura në Shqipëri është kthyer prej kohësh në frymëzim për vajzat e reja dhe për të gjithë ata që e pëlqejnë modën dhe botën e fashion-it. Irena Kita, më shumë sesa si juriste, është një model mode i padiskutueshëm. Mjafton të bësh një udhëtim të shkurtër në Instagramin ose blogun e saj dhe, me siguri, nuk do të dalësh më prej andej.

E ftuar në Pop Culture, blogerja, duke folur për modën, një prej pasioneve të saj më të mëdha, tha edhe se marrja me këtë fushë kërkon shumë mund: “Për të qenë në treg kërkon shumë mund, pasion, por edhe shpenzime ekonomike. Ka nisur të kthehet në modë tashmë, që nëpërmjet ekspozimeve në faqen tënde të produkteve të ndryshme, të shpërblehesh.

Unë mendoj se në blogun tim i përfshij të gjitha, edhe sportin edhe klasiken. Shqiptarët nuk janë fashion bloger-e të mirëfillta. Ka nisur të vlerësohet marketimi online edhe në Shqipëri, por duhet të jesh shumë selektive”.

Kohët e fundit, mediat dhe portalet e kanë vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes Irena Kitën duke komentuar shpesh edhe pasurinë e saj. E pyetur nëse janë të vërteta lajmet e publikuara për këtë, Irena tha: “Unë nuk jam e pasur, shpirtërisht jam shumë e pasur dhe ky është fat i madh.

Jo të gjitha rrobat që ekspozoj janë të miat, sepse ashtu e kam bashkëpunim me subjektet. Unë jam e pasur aq sa për t’i plotësuar dëshirat vetes, por pa ekzagjeruar. Jam me këmbë në tokë. Nuk jam aq e pasur sa mendojnë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb